Rituale lutjesh për reshje shiu, India në mes të valës së të nxehtit dhe thatësirës
Mijëra banorë të Kashmirit në Indi ecën këmbëzbathur drejt mauzoleumit të filozofit dhe shenjtorit të shekullit të 14-të, Sheikh-Ul-Alam, duke u lutur për shi në mes të vapës përvëluese dhe një periudhe të zgjatur thatësire në rajon.
Lutja e kongregacionit u mbajt në faltoren Charar-i-Sharief që ndodhet në rrethin qendror Budgam të Kashmirit, administruar nga India. "Në të kaluarën, sa herë që Kashmiri përjetonte periudha të gjata thatësire, ne luteshim këtu dhe Zoti i përgjigjej lutjeve tona”, thanë vendasit.
Rajoni i Kashmirit ka përjetuar valë të forta të të nxehtit dhe temperatura shumë të larta javët e fundit. Në shumë vende, burimet e ujit janë tharë, ndërsa fermerët janë të shqetësuar për të korrat e tyre, ndaj i janë drejtuar ritualeve të vjetra me lutje të veçanta që në vend të nisin reshjet e shiut.
