VIDEO/ Kishte parkuar gabim, polici godet me grusht afrikano-amerikanin

Një oficer nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit është pezulluar nga detyra pasi një video u bë virale në rrjet, ku ai godet me grusht një burrë të prangosur gjatë një ndalimi. Një kalimtar ka regjistruar videon tashmë virale në bllokun 1700 të Rrugës 113 në Watts.

Fqinjët thanë se burri u rrëzua pak çaste pas goditjes me grusht. Në një deklaratë, LAPD tha se nisi një hetim për incidentin.

Një ditë më pas zyrtari i LAPD tha gjatë një takimi të Komisionit të Policisë së LA se njeriu që u godit me grusht kishte parkuar dyfish, me makinën e tij të kthyer në drejtim të gabuar kur oficerët iu afruan. Ai tha gjithashtu se burri fillimisht refuzoi të dilte nga makina.

Shprehja "i larguar nga detyrat në terren" tregon se oficeri nuk është pezulluar ose shkarkuar, por është spostuar në një tjetër detyrë në stacion. LAPD tha se burri – i identifikuar nga familja dhe policia si 28-vjeçari Alex Mitchell – i rezistoi arrestimit duke refuzuar të vendosë duart pas shpine.

"Një oficer më pas goditi Mitchell në anën e djathtë të fytyrës së tij, duke i mundësuar oficerëve të përfundonin prangosjen," tha agjencia në deklaratë.

"Edhe një herë, ne shohim një tjetër burrë afrikano-amerikan të sulmuar në mënyrë të egër nga një oficer i LAPD," ​​tha aktivisti Najee Ali.

Brad Gage, një avokat që përfaqëson Mitchell, u shfaq së bashku me nënën e tij dhe aktivistët, përfshirë Aliun, në një konferencë shtypi të martën. Ata kërkuan një hetim dhe ndjekje penale kundër oficerit nga Prokurori i Qarkut të LA, George Gascón.