Vetëm disa vizitorë në vit, UNESCO shton në listë ishullin mahnitës
Ishujt Marquesas janë ndër zonat më të bukura dhe të largëta në Paqësorin Jugor. Së fundmi, janë shtuar gjithashtu në listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s.
I përbërë nga 12 ishuj, gjysma e të cilëve janë të populluar, ky rajon francez polinezian është shtëpia e rreth 9000 njerëzve. Më i populluari prej tyre është Nuku Hiva. Ato gjenden 4000 kilometra në juglindje të Havait dhe 4700 kilometra në lindje të Fixhit.
Për shkak të vendndodhjes së largët, Polinezia Franceze, e cila përfshin Bora Borën dhe Tahitin, priti rreth 220 000 turistë të huaj në vitin 2022. Por shumë pak nga këto turistë shkuan në Marquesas. Shumica e tyre ishin vizitorë francezë dhe britanikë.
Turistët mbërrijnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Fa'a'ā në Tahiti, më pas shkojnë përmes anijeve në Nuku Hiva dhe ishujt e tjerë Marquesan. Këto anije lundrojnë me qëllime të dyfishta, për të sjellë njerëz, por dhe mallra nga Papeete, që është kryeqyteti i Polinezisë Franceze. Industria turistike e Marquesas menaxhohet gjithashtu nga Tahiti.
Përveç gjeografisë mahnitëse, UNESCO njohu kulturën dhe trashëgiminë unike të Marquesa. Vendndodhja e largët dhe mungesa e ndërhyrjes njerëzore kontribuojnë që ujërat përreth ishujve të jenë unike. Nuk është e pazakontë të shohësh delfinët që bëjnë akrobaci në det të hapur.
