Vrasja e tre vajzave/ Protestë në britani, 39 policë palgosen nga demonstruesit në Southport

Vrasja e tre vajzave në Britaninë e Madhe ka shkaktuar reagime dhe protesta në Southport. Si pasojë 39 policë mbetën të lënduar, shumë prej tyre rëndë, ndërsa polica është në gatishmëri për të mbajtur zonën në kontroll.

Protestat e dhunshme shpërthyen në Southport ndërsa qindra demonstrues u përleshën me policinë pas sulmit vdekjeprurës me thikë ndaj fëmijëve që frekuentonin një klub pushimesh.

Një turmë u mblodh jashtë një xhamie, duke hedhur tulla dhe fishekzjarre ndaj oficerëve, mes pretendimeve se policia nuk po tregonte të vërtetën për prejardhjen e të dyshuarit dhe motivet e tij.

Shërbimi i Ambulancës North Ëest tha se 39 oficerë u plagosën dhe 27 u dërguan në spital. Disa oficerë pësuan lëndime të rënda duke përfshirë fraktura, çarje dhe dëmtime të thera.

Kryeminsitri i vendit tha se njerëzit e Southport janë të tronditur pas tmerrit të shkaktuar mbi ta.

Si rezultat i trazirave policia vendosi “urdhrin 60” për 24 orë, duke u dhënë zyrtarëve policorë fuqi të zgjeruara për të ndalur dhe kontrolluar individët.

Forca shtesë të policisë do të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Një 17-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasjen dhe tentimvrasjen e fëmijëve në një klub vallëzimi të hënën. Tri vajza u vranë në sulmin me thikë.

Oficerët e policisë së Merseyside po vazhdojnë të marrin në pyetje 17-vjeçarin nën dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasje në lidhje me sulmin.