Blinken: SHBA nuk është e përfshirë në vrasjen e liderit të Hamasit

SHBA-ja nuk është përfshirë në vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, raportoi Channel News Asia (CNA).

Gjatë një vizite në Singapor, Blinken përsëriti gjithashtu nevojën për një armëpushim në Rripin e Gazës – për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme duke thënë se SHBA-ja do të punonte për këtë derisa të arrihet.

“Armëpushimi është vendimtar – jo vetëm për t’i dhënë fund vuajtjeve të palestinezëve në rajon – por edhe për të sjellë pengjet në shtëpi”, tha ai.

“Një nga faktorët ku ne jemi fokusuar – është të sigurohemi që konflikti në Gazë të mos përhapet, të mos shkojë në vende të tjera, të mos përshkallëzohet – dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për kete”, tha Blinken.