Mjeku Dasho: Është një valë e re Covidi që ka shkaktuar rritjen e numrit të rasteve

Mjeku, Erion Dasho në një intervistë në Ora News u shpreh se është një valë e re Covidi e cila ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.

Dasho: Është një valë e re Covidi e cila  është lidhur me praninë e 3 nëntipeve shumë të transmetueshëm e cila po shkakton rritje të numrit të rasteve jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën.

Është diçka e pritshme, kemi në SHBA ku shumë shtete po raportojnë rritje të numrit të rasteve.

Është pjesë e ciklit jetësor të sëmundjes.

Të gjithë kanë parashikuar një situatë të tillë, ku do kemi vazhdimisht prani të virusit të Covidit në popullatën njerëzore.

Nuk bëhet fjalë për pandemi.