Revista në SHBA shkruan për avokatin shqiptar/ Frashëri: Çmimi i dedikohet avokatit të vitit për çështjet e emigracionit
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 09:55
Avokati, Kastriot Frashëri në një intervistë në Ora News u shpreh se çmimi i dedikohet si avokati i vitit për çështjet e emigracionit.
Frashëri: Në botën e qytetëruar ndryshe nga realitetet shqiptare njerëzit vlerësohen për arritjet e tyre profesionale.
Dhe për mua ishte si një rrufe në qiellin e pastër.
As nuk e prisja. Dhe kur pashë një revistë e tillë që i dedikohet vetëm liderëve dhe kur pashë 25 pyetje unë u çudita se ku i kishin marrë këto informacione.
Rreth 2 e treta e revistës i është fokusuar veprimtarisë tonë.
Çmimi dedikohet si avokati i vitit për çështjet e emigracionit.
