Zjarr i madh në Elbasan, përfshihet nga flakët masivi pyjor në Gjinar

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor të Zavalinës në Njësinë Administrative Gjinar të Bashkisë së Elbasanit.

Vënia e flakëve nën kontroll për momentin është mjaft e vështirë.

Kjo për faktin se zona e ” pushtuar” nga flakët ndodhet në një terren të vështirë malor.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit si edhe forcat e ushtrisë dhe të emergjencave civile.

Ky është zjarri më i madh që ka përfshirë gjatë kësaj vere pyjet e Qarkut të Elbasanit, ndërkohë që po punohet me forca të shumta për izolimin e tij .