Aksident i trefishtë në aksin Korçë -Bilisht, disa të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 20:13
Aksident i rëndë në aksin nacional Korçë - Bilisht. Burime paraprake bëjnë me dije në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku njëri prej tyre ka përfunduar i përmbysur në kanal për shkak të goditjes.
Dyshohet për të plagosur. Policia në vendin e ngjarjes për hetimet paraprake. Të lënduarit po dërgohen me urgjencë ne spitalin rajonal të Korçës.