Dritan Dajti në lidhje direkte në seancë Gjyqësore: Kërkoj regjistrim të seancave dhe revokimin e vendimit
Në Gjykatën e Elbasanit zhvillohet sërish seanca ndaj Dritan Dajtit, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 4 policëve në gusht të vitit 2009.
Dajti ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.
Seanca po zhvillohet edhe këtë radhë me skype pasi autoritetet nuk mundësojnë transportin e tij në gjykatë nën frikën e një arratisjeje të mundshme.
Në këtë seancë Gjyqtare është Suela Lika Prokurore Glenda Zeneli.
Avokat Alban Kapxhiu dhe Alban Qafa ,teksa perfaqesuesja e IEVP nuk eshte paraqitur gje e cila sipas kerkuesit Dajti eshte e qellimshme pasi kjo e fundit eshte prezente ne keto momente ne institucionin e IEVP Peqin.
Dajti: Kerkoj regjistrimin viziv te senacave te mija gjyqsore kerkoj revokimin e vendimit.
Prokuroria: nuk e pranon kete kerkes i denuari eshte i pranishem ne salle.
Gjyqtarja: Eshte e pamunduar pasi nuk ka akt ligjor qe te instaloj paisjet audio dhe vidio nuk regjistrohen seanca gjyqsore, infrastruktura lejon vetem regjistrimin e audios.
