Gazetari Myzyraj: Ndryshimet në Qeveri ishin surprizë, u surprizuan edhe vetë socialistët

Gazetari, Isa Myzyraj në një intervistë në Ora News u shpreh se ndryshimet në qeveri nga kryeministri Edi Rama ishin ndryshime surprizë.

Myzyraj: Duhet thënë që ishin ndryshime surprizë.

Ishin surprizë, të forta dhe interesante në pamje të parë.

U surprizuan edhe vetë socialistët, vetë ministrat që nuk ishin në dijeni se do të ndryshonin.

Është parë me interes dhe me shumë kureshtje shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili bën fiks një vit tani që është emëruar në detyrë.

Një ministër i cili ka qenë mjaft aktiv duhet theksuar sidomos në rrjetet sociale.