Nesër seanca për votimin e Spiropalit dhe ministrave të rinj, Bardhi akuza Presidentit: Si ushtar i ka dekretuar me urgjencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2024, 21:42
Nesër do të mbahet seanca plenare për votimin e Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendi dhe ministrave të rinj, të cilët u emëruan sot nga Rama. Seanca parlamentare do të mbahet në orën 18:00.
Ndryshimet u bënë sot nga kryeministri Edi Rama, ndërsa menjëherë pas përfundimit të Kongresit të PS-së shkoi tek Presidenti Begaj. Pas këtij vendimi Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Presidentit Bajram Begaj.
Në një reagim, ai tha: “Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail”.
