Hasani me homologun boshnjak: Rihapja e ambasadave respektive, vullnet për intensifikimin e marrëdhënieve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ministrin për Punët e Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic.

Në një deklaratë të përbashkët për media Hasani u shpreh se, potenciali i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe është ende i pashfrytëzuar.

“Rihapja e ambasadave respektive është vullnet për intensifikimin e marrëdhënieve”, theksoi ai, teksa shtoi se, “integrimi në BE është një dinamikë pozitive për integrimin e rajonit”.

Hasani nënvizoi se, “statusi kandidat i Bosnjes është stimul i fuqishëm në rrugën e afrimit me BE”.

Shqipëria, theksoi ai, “është e gatshme për të ofruar asistencë teknike”.

Hasani nënvizoi se integrimi ekonomik rajonal është prioritet që sjell përfitime të prekshme

Kryediplomati Hasnai gjithashtu kërkoi një rivlerёsim të qëndrimit të Bosnje – Hercegovinës, sa i takon Kosovës në nismat rajonale.

“Të lehtësohen shkëmbimet ndërnjerëzore Bosnje-Kosovë”, tha ai.

Hasani u shpreh se. Shqipëria mbështet tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Bosnjes.

Po ashtu, ai theksoi se, Shqipëria ishte bashkësponsorizuese e rezolutës së OKB për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës.