Ndryshimet në qeveri/ Andoni: Janë një make up, Rama do të tregojë se ka frymë të re në ekzekutiv

Përmes një interviste në Ora News, analisti Ben Andoni tha se ndryshimet në qeverinë Rama janë një make up për ekzekutivin e tij për të treguar se do të ketë një frymë të re.

Andoni: Shpjegimet do të jepen pak kohë më pas, por Rama me ndryshimet që bëri në momente e fundit, ku PS-ja më shumë tregoi suksese e saj, edhe pse kishte kritika për njerëzit që përballen me drejtësinë, ndërsa Rama bëri ndryshime në pak minuta. Ky mendoj se është një make up për ekzekutivin e tij për të treguar se do të ketë një frymë të re.

Rama në një moment tha se nga 800 mijë vota që është rezervuari i votuesve të PS-së, Rama tha se do të marrin 1 milionë vota, çka mendoj se është shumë larg, sidomos me uljen e popullsisë. Të thërrasësh modelin e ri do të thotë të kesh modele të reja. Rama po mundohet të tregojë se ka ndryshim në PS dhe me individë që kanë të shkuar teknike, jo politike.