Berisha: Vlora 4 ditë në tym dhe blozë, shkaku vjedhja e fondeve të ndërtimit të landfillit

Kreu i PD-së, Sali Berisha shkruan në Facebook se Vlora është në ditën e saj të katër duke u helmuar me tym dhe blozë.

Ai shton se shkaku është korrupsioni vjedhja e fondeve të ndërtimit të landfillit të ri nga Rama me Zoton e tij! Krim i shëmtuar mjedisor, shëndetësor, qeveritar.

“Dita e katërt e turizmi të tymit, blozës dhe helmeve! Krim i tmerrshëm! Prej katër ditësh vazhdon tymi, helmi, bloza nga djegia e qindra mijëra tone plehra në Vlorë. Shkaku korrupsioni vjedhja e fondeve të ndërtimit të landfillit të ri nga Rama me Zoton e tij! Krim i shëmtuar mjedisor, shëndetësor, qeveritar.”