Kaso: Nuk pati reformë zgjedhore se nuk deshi PS-ja, listat do të jenë të hapura 2/3
Përmes një interviste në Ora News, eksperti për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso tha se Nuk pati një reformë zgjedhor, jo se nuk e kërkoi opozita, por e pengoi mazhoranca.
Kaso: Nuk pati një reformë zgjedhor, jo se nuk e kërkoi opozita, që të adresonte çështjet e zgjedhjeve, duke filluar me rikthimin e koalicioneve, gjetjen e masave për shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore dhe patronazhistët e shumë të tjera, që PS në tavolinë i refuzoi që t’i diskutonim.
Të gjendur në këto kushte ku bëmë të gjitha përpjekjet, ajo që ngeli për tu bërë ishte adresimi i 3 vendimeve të gjykatës kushtetuese; një që i përket votës së Diasporës, që banojnë jashtë vendit, dhe ajo që kishte të bënte me herësin. Nuk kishte vendim të Kushtetuese që të hapen listat, por ama shfuqizohet herësi. Formula e dakordësisë është sipas ajo që parashikon kushtetuta, ku votimit parapëlqyese i nënshtrohen 2/3 të listës.
