Zjarr në Kardhiq, shërbimi i zjarrfikëses në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 12:47
Zjarr ka rënë në shpatin e malit në fshatin Kardhiq, në Bashkinë Gjirokastër. Gjithashtu në vendngjarje ka shkuar grupi i shërbimit zjarrfikës me 4 efektivë ku ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore deri në fikjen e plotë të tij.
Bëhet fjalë për zjarrvënie e qëllimshme për pastrim kullote nga shkurret. Demi i shkaktuar ishte djegia e një sipërfaqe rreth 2000 metra shkurre.
