VIDEO/ Gafa e Bylykbashit: Arrestuan liderin e partisë Socialiste, Sali Berishën
Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso morën pjesë në një konferencë për shtyp.
Bylykbashi tha se Reforma Zgjedhore u bllokua për një kohë të gjatë dhe se vota e diasporës u propozua nga PD.
Ai i bëri thirrje qytetarëve të cilët jetojnë jashtë të regjistrohen për të votuar.
Bylykbashi tha se të gjitha u bënë të pamundura, por, sipas tij, është e qartë që Rama nuk pranon të bëjë ndryshime që garantojnë lirinë e votës.
Por Bylykbashi gjatë konferencës për shtyp bëri edhe një gafë, duke bërë lider të PS-së, Sali Berishën.
''Ne e dimë shumë mirë se çfarë sulmi i jashtëzakonshëm dhe i paprecedentë është bërë mbi opozitën.
Duke arrestuar liderin e partisë Socialiste, Sali Berishën.
Duke mbajtur në arrest, të paligjshëm, antikushtetues në mënyrë që PD dhe opozita ta ketë të vështirë''.
