Tjetër pakt PS-PD në Kuvend, ngrihet komision për mbikëqyrjen e KLSH-së, opozita merr drejtimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2024, 11:17
Kuvendi miratoi sot ngritjen e komisionit për mbikqyrjen e KLSH me 90 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër.
Komisioni do të drejtohet nga Emilia Koliqi, ndërsa Eslenvera Zake do të jetë nënkryetare.
Anëtarë të komisionit do të jenë Alban Xhelili, Sorina Koti dhe Pranvera Resulaj.
Ndërsa Edmond Spaho dha dorëheqjen nga komisioni.
