“Elton Bualli, personazh kryesor që komunikonte me bandën e inceneratorit”, Këlliçi: Mori paratë e fermerëve nga programi i IPARD
Ish deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar sërish Elton Buallin, që sipas është një personazh që komunikonte me bandën e inceneratorëve.
Në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara bashkisë së Tiranës, Këlliçi tha se Bualli është shfaqur herë si drejtor i inceneratorit të Tiranës dhe herë si drejtor i inceneratorit të Fierit.
Elton Bualli shprehet Belind Këlliçi pasi mori borxh tek inceneratorët gjysmë milionë euro, ngriti një serrë në Sharrë me paratë e fermerëve nga fondet e IPARD.
Po ashtu, Këlliçi akuzoi edhe Arbian Maznikun, që sipas tij “ndërkohë që ishte në Dubai duke ngrënë biftekun 1 mijë euro firmoste shembjen e pallateve në Tiranë”.
“Kemi zbuluar dy personazhe të reja të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit dhe 5D. Ekziston një shtetas që quhet Elton Bualli. Ky individ që është denoncuar me dhjetëra herë, figuronte drejtor i inceratorit të Tiranë dhe drejtor i inceneratorit të Fierit.
Personazh kryesor që komunikonte me bandën dhe për interesat e bandës së inceneratorit në Zimbabve. Ky porosiste projekte me vlerë 100 mln euro ne Tunizi. Ky individ pasi mori gjysmë milionë euro borxh nga inceneratori i Tiranës bleu një tokë në landfillin e Sharrës për të ngritur një serrë me paratë e fermerëve nga programi IPARD. Plot 310 mijë euro.
Ne do të bëjmë atë që kërkon gjykata e apelit të posaçëm, se kush është titullari i autoritetet kontraktor në bashkinë Tiranë. Çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që të gjithë banorët e dine, që është nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Arbian Nusret Mazniku, e cili ndërkohë që ishte në Dubai duke ngrënë biftekun 1 mijë euro firmoste shembjen e pallateve në Tiranë”, tha ndër të tjera Këlliçi.
Të nderuar qytetarë, vini dhe protestoni pëpara tashmë para asaj që çdo qytetar e di që është selia e grupit të strukturuar kriminal 5D dhe të inceneratorit Tiranë. E cila vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, nga një kryehajdut që quhet Erion Veliaj! Të nderuar qytetarë. Vetëm nga kjo protesta e fundit në këtë javë, kemi zbuluar dy personazhe të reja të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit dhe të 5D.
Së pari, ekziston një shtetas që quhet Elton Bualli, ky individ me të cilin jemi konfliktuar fizikisht kur vajtëm për të denoncuar në landfillin e Sharrës, ky individ që është denoncuar me dhjetëra herë nga foltorja e PD. Ky individ figuronte drejtor i inceneratorit të Tiranës, drejtor i inceneratorit në Fier. Personazh kryesor që komunikonte me bandën dhe për interesa të bandës në Zimbabve, Hollandë, Tunizi, etj.
Ky mori para për të ngritur edhe një serë me paratë e fermerëve nga programi IPARD, edhe këto para që vijnë për fermerët, do të duhej t'i vidhte inceneratori i Tiranës. Elton Bualli bashke me Stela Gugallen morën plot 310 mijë euro.
Por çfarë ka bërë SPAK-u, do të thoni ju? Kolegët e Erion Veliajt, edhe në ato 8 masa të lëshuara në javën e kaluar nuk kanë patur guxim që të përmendin emrin e këtij individi, i cili është lidhje e drejtpërdrejtë e Erion Veliajt në inceneratorin e Tiranës. I cili komunikonte me bashkinë e Tiranës në mënyrë periodike duke dhënë urdhra se ku depozitoheshin dherat, kush paguante para për dherat dhe kush nuk paguante para për dherat. Dhe menaxhonte punët e përditshme të Erion Veliajt në landfill.
Kemi bërë publike atë çfarë ka kërkuar Gjykata e Apelit të Posaçëm për t'u ardhur në ndihme kolegëve të Erionit në SPAK dhe kolegët e Erion Veliajt kanë vendosur të amnistojnë bandën e inceneratorit të Tiranës dhe bandës 5D. Këtë javë publikuam dhe vendimin si Titullar i Autoritetit Kontraktor të Arbjan Biftek Maznikut ose Arbjan Nusret Maznikut, i cili ndërkohë që hante 1000 euro biftekun në Dubai, firmoste shembjen e 13 pallateve në Tiranë dhe nxjerrjen prej leckash jashtë shtëpiave të tyre, të qindra e qindra familjeve. Ky bandit që as mortin në familjen Buzhiqi nuk e respektoi, duke i nxjerrë nga shtëpia ndërkohë që ishin në mort dhe duke i prerë dritat dhe ujin e pijshëm, vetëm që të linin shtëpiat e tyre, që tenderin për shembjen e pallateve ta fitonte 5D, banorët ti nxirrte jashtë Mariglen Qato me fadromat si drejtor i IMT dhe Veliaj të firmoste lejet e ndërtimit po sërish për 5D.
Kjo protestë është një një çështje përtej politikës, përtej të djathtës dhe të majtës. Kjo është një vjedhje e pashembullt. Kjo është një vjedhje që vetëm mediat e paguara nga paratë e inceneratorit të Tiranë me në krye hajdutin famoz Karlo Bollino, nuk mundet t'i bëjnë jehonë. Do të ndalemi pak te ky bandit. Ky bandit i kallëzuar në SPAK si hajdut i tokave publike të Tiranës dhe parave të buxhetit të shtetit, nga mëngjesi në darkë përdor një ngrehinë që e quan media për të goditur opozitën, për të shpifur ndaj opozitës. Ne mediat e Bolinos shihni se inceneratori i Tiranës është shumë i bukur dhe fajin për vjedhjen aty e ka opozita.
Por këta banditë që kanë kapur politikën dhe institucionet shtetërore, kanë kapur pushtetin qëndror dhe atë lokal, kanë kapur pushtetin mediatik do të duhet të marrin nga ne përgjigjen e merituar. Ne nuk tërhiqemi nga kauza e mbrojtjes së qytetit të Tiranës! Edhe pse temperaturat janë të larta, reagimi qytetar është i lartë, reagimi i opozitës do jetë edhe më i lartë!"
