Kuvend/ Zgjidhen emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe KLGJ-në (EMRAT)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2024, 10:54
Në rendin e ditës për seancën e sotme u miratuan anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Shumica absolute nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.
Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.
