“Plarent Ndreca ju mori kapele 500 euro e paratë i futi në xhep”, Balliu: Policët të bashkohen me ne, Veliaj jep dorëheqjen
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, kërkoi dorëheqjen e Erion Veliajt, duke thënë se ‘kolegët e tu s’të mbrojnë dot”.
Balliu i ka bërë thirrje policëve që të bashkohen në protestë dhe të mos qëndrojnë para godinës së Bashkisë së Tiranës.
Sipas tij, policët kanë arsye të protestojnë pasi u kanë rritur orët e punës dhe nuk u kanë shtuar pagën.
Për Balliun, paratë e buxhetit të shtetit që do të shërbenin për rritjen e pagave shkuan në xhepat e Plarent Ndrecës, ish sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Brendshme, i cili tenderoi blerjen e uniformave të reja.
“Këta efektiv policie sot janë atyre, duke i shtuar parlamenti i drogë dhe i krimit, orët e punës pa i dhënë asnjë cent.
Sot ju duhet të vinit në protestë, të bashkoheshit me qytetarët dhe jo me ata që ju rrisin orët e punës dhe nuk ju rrisin rrogat.
Paratë e buxhetit që do shërbenin për rritjen e rrogave të tuaj, e di kush i mori? I mori Plarent Ndreca ua mori lekët, i futi ne xhep, sekretari i Përgjithshëm i mori paratë i futi ne xhep dhe ua dha kapelën 500 euro.
Made in Plarent Ndreca. Sot s’ua rrisin rrogat se s’ka para. Si të ketë parë kur paratë shkojnë Taulanti, te Plarenti e te Belinda. Ne jem të rrethuar nga hajdutë, hajdutë ne qeveri, hajdute ne Bashki këtu hajdutë në Parlament. Vetëm hajdute kane këta.
Erion Veliaj, kryetarit te organizatës kriminale 5D, kam një mesazh, kolegët e tu nuk të mbrojnë dot, jep dorëheqjen mos na detyrë të kapim prej leckash dhe të flakim në rrugë”, tha Balliu.
