Apeli i GJKKO rikthen në qeli biznesmenin Ervis Lami, ortakun e ish -drejtorit të ARRSH, Evis Berberi
Apeli i GJKKO ka rikthyer në qeli biznesmenin Ervis Lami, ortakun e ish drejtorit të ARRSH, Evis Berberi.
Kujtojmë që më herët SPAK sekuestroi pasuritë e Lamit, konkretisht kompania DAAM dhe 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie
SPAK shprehet se Berberi me paratë ka blerë pasuri të patundshme në Mangull të Tiranës. Berberi ka firmosur 6 tendera në favor të ortakëve të tij.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare SaidaDollani, sot më 25.07.2024,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin eProkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13.06.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E.L.,disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
· Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë:
· Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L.
