Si u kërcënua ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta, 24-vjeçari sa pa policinë iku me vrap
Të dhëna të tjerë mësohet nga kërcënimi që Selman Totraku i ka bërë ish deputetit të PS Vladimir Koska.
I riu pasi e ka kërcënuar me mesazhe të paktën 3 here, Kosta i është drejtuar më një kallëzim komisariatit ku ka treguar telefonin dhe mesazhet.
Nga numri telefonik është verifikuar personi e ndërsa është lënë takim në një ambientet në zonën e Saukut.
Burime bëjnë me dije se Kosta ka shkuar i shoqëruar bashkë me punonjës policie, por 24-vjeçari ka arritur t’i identifikoje agjentët e ndërsa ka marrë iniciativë për tu larguar me shpejtësi.
Me qëllim për të trembur një nga punonjësit ka qëlluar në ajër me armë zjarri ku pas ndjekjes është arritur të kapet nga policia.
Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur dy kaçavida. 24-vjeçari Tutlku pretendon se Vladimir Kosta i ka dëmtuar banesën e tij.
