Ekskluzive/ Shantazhoi ish-deputetin dhe biznesmenin Vladimir Kosta, policia arreston një person në Sauk
Mesazhe shantazhuese dhe kërcënuese të mbërritura në tëlefonin e ish deputetit të PS Vladimir Kosta, ka angazhuar policinë e shtetit në një operacion për kapjen e personit shantazhues.
Sipas burimeve të gazetarit Edison Vatnikaj një natë më parë është organizuar një operacion në zonën e Saukut në Tiranë ku besohet se kishin lënë nje pike takimi.
Në momentin kur është afruar personi në fjalë ka ndërhyrë efektivët e policisë duke kryer arrestimin e personit shantazhues. Çështja në fjalë i ka kaluar krimeve të rënda. Kosta tashmë është i njohur dhe si biznesmen ku në pronësi ka Skytower Tiranë.
"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën shtetasit S. T. gjatë kontrollit fizik." - njofton policia.
