Babai plagos me çifte djalin në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Pogradecit, ku babai ka plagosur me çifte të birin.

Ngjarja në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë ciften dhe e ka plagosur.

Mësohet se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.