Dy ditë seancë maratonë, Myzyraj: Ka dakordësi mes PS-së dhe PD-së për votën e emigrantëve
Gazetari Isa Myzyraj në një intervistë në Ora News u shpreh se ka një dakordësi mes PS-së dhe PD-së për votën e emigrantëve.
Myzyraj: Në fakt në jetën parlamentare nuk do quhen dy seanca, por do quhet një seancë maratonë, pra seancë që është e shtrirë në dy ditë.
Partitë politike e kanë gjetur si metodë për hir të së vërtetës vitet e fundit që në fund të sesionit parlamentar grumbullojnë shumë çështje për një sërë arsyesh por edhe për shkak për të krijuar atë kakofoninë për të mos u marrë vesh se çfarë është duke ndodhur dhe çfarë është duke u votuar.
Ne kemi parë javën e kaluar, seanca ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar në orën 04:00 të mëngjesit tjetër.
Palët kanë një dakordësi përsa i përket Reformës Zgjedhore.
Ka pasur një dakordësi mes PD dhe PS për votën e emigrantëve.
