Tensionet e djeshme në këshillin Bashkiak, Blushi: Në mbledhje kishte persona të armatosur, planifikohej të kishte gjakderdhje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djeshme në tensionet në Këshillin Bashkiak, deklaroi se gjithçka ndodhi ka qenë e inskenuar.

Ai u shpreh se në mbledhje kanë qenë të persona të armatosur, ndërsa skenari sipas tij, bazuar në burime policore, ka qenë që të kishte gjakderdhje.

“Ngjarja e djeshme ka qenë e planifikuar, ishte planifikuar të kishte gjakderdhje sipas burimeve policore.

Në seancë Veliaj ka qenë i veshur me anti-plumb dhe në sallë kanë qenë persona të armatosur dhe civilë, kjo ishte arsyeja që unë kërkoja fjalën.

Në komisariat u mbajta peng 5 orë sepse Veliaj nuk dërgon pamjet e dhunës çfarë ka ndodhur në sallë.

Ka qenë gjithçka një inskenim për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh ai.