Beleri zgjidhet nënkryetar i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian: Është një nder i madh

Pas betimit si deputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri është zgjedhur edhe si nënkryetar i Komisionit të Peticioneve në këtë institucion.

Javën e kaluar, Belerit iu dha leje nga Drejtoria e Burgjeve për të shkuar në Strasburg, ku bëri betimin si eurodeputet, pasi fitoi zgjedhjet i futur në listën e kryeministrit grek Kiriakos Mitostakis dhe Demokracisë së Re.

“Falënderoj kolegët e mi për zgjedhjen time nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, për të cilën u informova në burg. Është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për një eurodeputet të sapozgjedhur. Së shpejti aventura ime do të përfundojë dhe unë do të mund të kryej me votë detyrat që më kanë besuar qytetarët grekë” - tha Beleri. 

Beleri po vuan një dënim me burg në Shqipëri, i dënuar për korrupsion zgjedhor, teksa kandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë.