Berisha: Rama-Veliaj menduan se me firmën e Dumanit, do fajësonin Mërtirin dhe Zoton për vjedhjen e shekullit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin para shtëpisë së tij, u shpreh se Edi Rama dhe Erjon Veliaj me firmën e Dumanit, vodhën 130 milionë euro dhe fajësuan si grup kriminal Mërtirin dhe Zoton.

Lideri historik gjithashtu u shpreh se krerët e vërtetë të organizatës kriminale të djegësve që janë Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe enturazhi i tyre.


'Të dashur miq, vjedhja e shekullit, flakët e korrupsionit të djegësit të Tiranës, do përvëlojnë, do shkrumbojnë të gjithë ata që mbushën thasët me 130 milionë euro për djegësin e Tiranës që nuk ekziston. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy hajdutët më kryesorë të kësaj vjedhje të pashembullt. Një javë më parë, ata të dy besuan se lanë duart, duke shpallur krerët e grupit të organizuar kriminal të djegësit të Tiranës Mërtirin dhe Zoton. Ata menduan se me firmën e Dumanit, mercenarit të tyre, vodhën 130 milionë euro dhe fajësuan si grup kriminal Mërtirin dhe Zoton.

Të dashur miq, nuk ka dyshim se Zoto dhe Mërtiri janë pa asnjë diskutim dy anëtarë të rëndësishëm të organizatës kriminale djegësi i Tiranës dhe djegësat në Shqipëri. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por, duke cilësuar grup kriminal dhe kryesues të grupit kriminal Zoton dhe Mërtirin, mercenari i Edi Ramës dhe organizata kriminale e Skrapit të partisë, besojnë se përjashtuan nga përgjegjësia krerët e vërtetë të organizatës kriminale të djegësve që janë Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe enturazhi i tyre.'- u shpreh Berisha.