Theu arrestin shtëpiak dhe u kap me kanabis, prangoset i riu në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 11:24
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili u kap me lëndë narkotike kanabis.
Gjatë arrestimit rezultoi se i riu ishte me masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, të cilën e kishte thyer.
‘Si rezultat i kontrolleve, u kap në Sauk, shtetasi S. I., 24 vjeç, banues në Peqin.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, thuhet në njoftim.
24-vjeçarit i ishte caktuar masa ‘Arrest në shtëpi’, nga Gjykata e Elbasanit.
