Hoxha: Gjithmonë e kam dashur të jem kirurge plastike dhe dua që t’i bëj njerëzit e bukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 22:04
Në “Drejt” nga Luan Rama, Senera Hoxha, kirurge plastike se gjithmonë e ka dashur këtë profesion dhe do që t’i bëjë njerëzit e bukur.
Hoxha: Unë e kam pasur bindjen se do të bëhesha kirurge plastike qysh në universitet. Unë mendoj se askujt nuk i jepet një mundësi e dytë për një përshtypje të parë. Mendoj se aparanca ndikon në suksesin e një personi dhe dua që të pacientët të kenë vetëbesim dhe të ndihen komodë me pamjen e tyre.
Prandaj vendosa që të bëhesha kirurge plastike dhe t’i bëj njerëzit të bukur. Sot ka shumë mënyra se si mund ta përmirësojmë pamjen tonë, duke nisur qysh nga make up-i.