VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, njëra për pak sa nuk përfundon brenda një biznesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 09:16
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, dy makinat kanë përfunduar në trotuar duke rrezikuar këmbësorët.
Madje nga përplasja e fortë, një nga makinat për pak sa nuk ka përfunduar brenda një lokali.
Nuk raportohet për persona të plagosur.
