Xhixho në Washington: Theksova se konsolidimi i demokracisë vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se e është takuar në Washington DC, me Daniel Twinning dhe Kimber Shearer, Presidentin dhe Zv. Presidenten Ekzekutive të Institutit Republikan Ndërkombëtar.

Ajo shton se gjatë takimit, si ligjvënëse, por edhe si zëvendëspresidente e Partisë së Lirisë, theksoi se konsolidimi i demokracisë vjen nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Xhixho: Kënaqësi të nisnim axhendën e takimeve të Programit McCain në Washington DC, me Daniel Tëinning dhe Kimber Shearer, Presidentin dhe Zv. Presidenten Ekzekutive të Institutit Republikan Ndërkombëtar. Gjatë takimit, si ligjvënëse, por edhe si zëvendëspresidente e Partisë së Lirisë, theksova se konsolidimi i demokracisë vjen nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Fatkeqësisht, Shqipëria ka ende probleme të rënda si shitblerja e votës, përdorimi i financave publike për deformimin e vullnetit të popullit, presioni mbi administratën shtetërore dhe direkt mbi votuesit, përdorimi i parave të krimit dhe aferave korruptive si ajo e inceneratorëve dhe lidhja e ngushtë e krimit të organizuar me politikën. Për Shqipërinë, demokracia dhe liria janë vlera jetike që duhen mbrojtur.