Reforma Zgjedhore/ Kikia: Politika shqiptare i lë gjërat gjithmonë në limitet e kohës kushtetuese
Përmes një interviste në Ora News, gazetari Mentor Kikia tha se politika gjithmonë shumë probleme thelbësore për demokracinë janë shtrënguar që ta bëjnë në limitet e kohës,
Kikia: Politika gjithmonë shumë probleme thelbësore për demokracinë janë shtrënguar që ta bëjnë në limitet e kohës, kështu ka qenë gjithmonë. Palët pasi përshkojnë kohën e mundshme dhe përplasen në limitet e kohës, deri në përfundimin tek selitë e ambasadave si në 5 qershor.
Nuk është thjeshtë çështje besimi nëse do të bëhet reforma zgjedhore, por kanë mungesë integriteti pasi kishin 3 vite kohë, duke mos u mbledhur asnjëherë. Krijuan një tjetër komision dhe bëjnë sikur mblidhen e fajësojnë njëri-tjetrin. Tani janë mbledhur në ditën e fundit të sesionit parlamentar për ta bërë shkel e shko.