“Nëse qëndroni gjatë në tualet bie erë kjo punë”, Salianji në “TIMS”: Po bëni çdo përpjekje që ta mbyllni me forcën e kartonit
Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji në mbledhjen e sotme ka deklaruar se mazhoranca po bën çdo përpjekje për ti mbyllur me forcën e kartonit. Ai shprehet se në komision nuk është vendi për tu shfryrë por për të hetuar.
”Nëse qëndroi gjatë në tualet bie erë kjo punë, po bie shumë erë që doni të mbroni prapë dhe siç e keni mbrojtur, do të zbulohen se janë në proces verbal.” u shpreh Salianji.
Po qëndruat shumë kohë në tualet ngatërroni vendin, edhe shfryni këtu. Nuk është vendi këtu për të shfryrë por për të hetuar,. Kështu e keni marrë gjysmën e kohës së Komisionit, keni ikur atje. Në tualet është ai muhabet, jo këtu. Nëse qëndroi gjatë në tualet bie erë kjo punë, po bie shumë erë që doni të mbroni prapë dhe siç e keni mbrojtur, do të zbulohen se janë në proces verbal. Kemi qëndruar deri në 4 të mëngjesit duke pyetur drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, zyrtarë dhe ju keni qëndruar duke bërë sehir. Ju keni qëndruar për të penguar hetimin, hetimit nuk iu është shkuar deri në fund. Duhet të zbulojmë deri ku është i përfshirë niveli i zyrtarëve.
Ne kemi arritur që të zbulojmë gjëra të llahtarshme deri tani, po ua them dhe ju pasi i kemi zbuluar këto, po bëni çdo përpjekje që ta mbyllni me forcën e kartonit, duke shmangur zyrtarë të tjerë.