“Kemi ankimuar dekretin e Presidentit”- Zgjedhjet në Himarë më 4 gusht, Dule: Askush s’mund ta interpretojë ligjin në bazë të dëshirave
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është shprhur se kanë ankimuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës 4 gusht për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.
Dule u shpreh se ligji nuk mund të interpretohet sipas dëshirave, ndërsa shtoi se ankimimi mbi vendimin e KQZ-së për shpalljen e pavlefshërisë së mandatit të Fredi Belerit, do të bëhet kur mbrojtja e eurodeputetit ta konsiderojë të përshtatshme dhe se do të bëhet brenda afateve.
Vangjel Dule: Ne kemi ankimuar dekretin e Presidentit, mbrojtja e Belerit do të vlerësojë momentin më të përshtatshëm që u garanton ligji. Askush nuk mund ta interpretojë ligjin në bazë të dëshirave apo premisave subjektive. Ligji është ligj. Ankimi do të bëhet në kohën që mbrojtja e konsideron të përshtatshme dhe brenda afateve ligjore.
