Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Gjirokastër, shkak një vetëtimë

Një vetëtimë ka bërë që një sipërfaqe toke me shkurre të përfshihet nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në urën e Kardhiqit në Gjirokastër.

Mësohet se vetëtima ka shkarkuar në rrjetin elektrik ku menjëherë më pas shkurret u përfshinë nga zjarri. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.