SPAK regjistron procedim penal për 8 mjekët e Onkologjikut që bënin pazar me ilaçet e kancerit
Prokuroria e posaçme ka marrë në dorë dosjen e onkologjikut ku të përfshirë rezultojnë mjeket e këtij spitali të cilët pas hetimeve u provua se ata nuk jepnin mjekimin e duhur tek pacientet, por i orientonin tek klinikat privatë.
Prokurori i posaçëm Elvin Gokaj ka çuar në gjykatë një ditë më parë kërkesën për rivlerësimin e masave të sigurisë.
Tashmë skandali i onkologjikut është regjistruar me 3 vepra penale kontrabandë ilaçesh, shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Hetimet për këtë skeme u zbuluan nga akuza e Tiranës të cilët përdorën dhe agjent të infiltruar me qëllim dokumentin e plote të ngjarjes.
Si rezultat i punës u zbuluan se pacientet e sëmurë më tumor nuk merrnin mjekimin e duhur në spitalin onkologjik.
Mjeku i këtij spitali Edmond Gashi në bashkëpunim me koleget e tij i orientonin ata drejt një klinike private e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij.
Sa i takon ndërhyrjeve kirurgjikale mjeket nuk e ofronin këtë shërbim. Sipas tyre pajisja e kobaltit nuk punonte por që më pas rezultonte të ishte në gjendje punë.
Madje gjatë hetimit u provua se pajisja nuk ishte e vendosur në dhomën e duhur të izolimit duke përbërë rrezik për pacientet.
Në dosje evidentohet fakti se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte bërë një audit në 2022 rreth situatës në këtë spital, ku zbuloi një numër të madh shkeljesh duke hartuar edhe një sërë rekomandimesh por që për rastin nuk ka pasur referim në prokurori.
Tashmë SPAK do hetojë skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.
1. -Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre
2. -Alketa Ymeri (Pere) mjeke – “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre
3. -Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre
4. -Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje” Shpërdorim detyre
5. -Halil Gashi administrator i klinikës Megis – “Detyrim paraqitje”
6. -Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”, Fshehje e të ardhurave
