Këshilli për Legjislacionin i dërgon Këshillit të Ministrave rekomandimet për vendimet e Kushtetueses

Nën drejtimin e Kryetares, Dhurata Çupi, u zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Legjislacionin.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes datë 3 korrik, Këshilli për Legjislacionin miratoi draftraportin e Këshillit për Legjislacionin në lidhje me vendimet nr. 62/2023, nr. 69/2023, nr.1/2024 dhe nr. 20/2024 të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli për Legjislacionin vendosi që për vendimet nr. 62/2023, nr. 69/2023 dhe nr. 20/2024 të Gjykatës Kushtetuese, t’i dërgojë rekomandime Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa për vendimin nr.1/2024 që lidhet me shfuqizimin e dispozitave të nenit 60/23 Për Trajtimin e Veçantë të Studentëve që Ndjekin Programin e Integruar të Studimit të Cillit të Dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, vendosi ta përfshijë nismën ligjore në procedurat parlamentare.