Tentoi të vriste dy ‘kokat’ e krimit në bashkëpunim me Amarildo Nikollin/ Ky është Leonard Luzi i arrestuar në Spanjë

Personi që shikoni në këtë foto është 47 vjeçari Leonard Luzi cili sipas SPAK është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, ngjarje që planifikohej të realizohej rreth një vit më parë.

Ai u arrestua në Spanjë ku tashmë autoritetet shqiptarë kanë nisur me procedurat me qëllim ekstradimin e tij.

Prokuroria e posaçme thotë se krimi në fjalë që do të bëhej në Vlorë, por nuk u realizua pasi operacionalia ka ndërhyrë dukë prishur planet e ekzekutimit.

Në atë kohë blutë arrestuan Amarildo Nikollin i cili ishte personi që do të bënte qitjen me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën një armë pistoletë me silenciator që e mbante në brez. Përveç Nikollit në pranga ra edhe bashkëpuno tri i tij Muharem Koroveshi.

Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë Erio Zejno. Dëshmia e Nikollit para SPAK zbardhi dhe qëllimin se përse Leonard Luzi kishte planifikuar vrasjen e dy personave në Vlorë.

Ngjarja i ka fillesat në vitin 2013, kur u vra Erigert Ferik (Zejno), kushëriri i Leonard Luzit. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj. Po pas hetimeve gjykata vendosi pushimin e akuzave për shkak të mungesës së provave.