Spiropali merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Britani/ Takohet me Michel dhe Mitsotakis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2024, 13:15
Ministrja e Shteti për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili po mbahet në Britaninë e Madhe, së bashku me kryeministrin Edio Rama.
Ajo zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
“Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, shkruan Spiropali.