Kandidat i PS për bashkinë Himarë, Vangjel Tavo jep dorëheqjen si Prefekt i Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2024, 10:37
Vangjel Tavo dorëhiqet si Prefekti i Vlorës.
Dorëheqja vjen pas shpalljes së kandidaturës për bashkinë e Himarës.
Tavo ia ka kërkuar dorëheqjen nga posti i prefektit ministrit të brendshëm Taulant Ballës, ku shpreh mirënjohjen e tij për mundësinë që pati në një kohë të shkurtër.
Më tej në shkresë Tavo falenderon bashkëpunëtorët e tij në këto muaj.

