Vasili: Rama me narkopropagandën e tij është përgjegjësi kryesor për dështimin e turizmit!
Vasili: Deshtimi kete vit i turizmit eshte fakt, qe nuk e mbulohet dot as nga propaganda e Rames dhe ky deshtim ka ardhur vetem per shkak te tij. A ishte ky nje deshtim i turizmit i paralajmeruar? Propaganda histerike dhe mashtruese e nje vit me pare ishte parathenia e deshtimit te rende kete vit sepse:
1.U hodhen shifra te genjeshtra turistesh prej 10 milion turiste, qe ishte thjesht nje mashtrim i madh sepse nuk ishin aspak te tille, por ishin thjesht udhetare.
2.Netet e fjetjes te realizuar ne 2023 ishin sa gjysma e numrit te turisteve te shpallur nga Rama, pra ishte qarte se shifra 10 milion turiste e Rames ishte nje mashtrim.
3.Pra turistet imagjinare te Rames nuk flene asnje nate te vetme, ndonese qe te quhen turiste do te duhen te flinin se paku nje natë.
4.U propaganduan çmimet shume te ulta duke stimuluar nje fenomen, qe nuk conte askund, thjesht krijonte nje realitet, qe nuk zhvillonte as turizmin, as cilesine dhe as krijonte impakt ne ekonomine e vendit.
5.Hotelet dhe restorantet te genjyer nga kjo propagande e Rames me miliona turiste, u krijoi sigurine qe kjo mase shumemilionshe imagjinare turistesh donte s'donte do te perdorte keto struktura ndaj imponuan cmime te larta.
6.Infrastruktura ne Shqiperi e ka absolutisht te pamundur te trajtoje flukse me miliona turiste.Te gjithe kane pare bllokimim e rrugeve te shtunat e te dielat vetem nga qytetaret shqiptare, qe levizin per fundjave dhe mendoni pamundesine absolute levizjeje per miliona turiste.
7. Shqiperia ka zero zhvillim te trasportit detar dhe atij hekurudhor si dhe rruge te vetme te trasportit rrugor, pra pa rruge alternative apo dhe atje ku ato ekzistojne jane ne gjendje teper te mjerueshme.
Turizmi nuk zhvillohet me propaganden dhe mashtrimet e Edi Rames, perkundrazi me nje strategji profesionale shume te detajuar. Kjo propagande e Rames e ka demtuar rende turizmin ne afatgjate sepse zhgenjimet e turisteve do te shkaktoje moskthimin e tyre dhe nje promocion negativ teper te gjere te Shqiperise turistike.
