Shehi: KLSH ka bërë punë të mirë me raportimet, mazhoranca po mundohet që ta sulmojë
I ftuar në një intervistë në Ora News, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se po sulmohet KLSH-ja nga mazhoranca sepse duket se i ka dalë jashtë
Shehi: Unë shoh se po sulmohet KLSH-ja sepse duket se i ka dalë jashtë. I janë turrur nga pas. këta kanë shqetësim sepse kanë raportuar defektet e këtij shteti dhe nuk është e mundur që t’i kontrollojnë të gjitha. Shteti ka për financat dhe drejtori kontrolli dhe Tatime, është edhe prokuroria. Nuk është KLSH-ja që të nxjerrë çdo gjë.
Detyra e tyre është të krijojnë një model se si nuk mund të shpërdoren paratë publike duke i raportuar. Më pas duhet ta vazhdojnë institucionet e tjera. Këta që janë sot nuk e bëjnë keq këtë punë dhe kanë treguar se ku është abuzuar dhe qeverisë nuk i vjen aspak mirë. Sot kishin një lloj presioni për këta njerëz duke u munduar që tu gjejnë defekte.