Shtyhet afati për komisionin hetimor të Sterilizimit deri më 22 Tetor 2024
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 16:23
Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi, për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor deri më 22 Tetor 2024.
Në drejtimin e Kryetares, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca bëri disa ndryshime në projektkalendarin dhe projektprogramin e punimeve të Kuvendit duke përfshirë projektligjet e depozituara në përputhje me kërkesat e rregullores.
Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi, për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor deri më 22 Tetor 2024.