Reforma zgjedhore, Korreshi: Vota e diasporës me postë e rrezikuar nga patronazhistët e PS-së

Përmes një intervistë me Ora News, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi se ka shumë problematika lidhur me propozimet që ka dhënë PS lidhur me reformën zgjedhore.

Ai shtoi se në raport me votimin e diasporës nga vendet ku jetojnë është e frikshme sesi institucionet shqiptare punojnë me patronazhistë.

Korreshi: Ne kemi kërkuar rikthimin e koalicioneve dhe një kusht për rikthimin e herësit. Nuk kemi ndryshimet që priteshin nga opozita për reformën zgjedhore dhe zgjedhësit. Po ashtu mund të kemi një ndryshim komisioneri sikurse është Celibashi i cili nuk është kolegjial. Përfshirë këtu edhe me çfarë do të bëhet me votën e Diasporës e cila po reduktohet dita ditës. Ka një sërë çështjesh.

Lista janë të mbyllura. Edhe Trump ka akuzuar votën me postë në SHBA, kështu imagjino se çfarë ndodh me patronazhistët. Është e frikshme sesi institucionet shqiptare punojnë me patronazhistë. Një postim me DHL kushton 80 euro dhe nuk e disa të gatshëm do të jenë shqiptarë për të votuar me këto kosto. Unë jam për votimin elektronik.