Përfshihet nga flakët lokali në Vlorë, zjarri përhapet në dy garazhe

Një lokal dhe dy garazhe janë përfshirë në Nartë, Vlorë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike. Në garazh ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motora.

“Sot, në Nartë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një lokal me pronare shtetasen B. X., ku janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e përhapjes së këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe në pronësi të shtetasit Ll. M., ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorra”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.