8 ''arrestet'' për incineratorin/ Rexhepi: Reagim i ngadaltë nga SPAK-u. Softa: Personave nën hetim, t'i hiqej e drejta për të dalë jashtë Shqipërisë
Eksperti kriminalistik, Artan Rexhepi dhe eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News u shprehën se personat nën hetim për incineratorin e Tiranës i duhej hequr e drejta për të dalë jashtë Shqipërisë dhe se reagimi ishte i ngadaltë nga ana e SPAK.
Rexhepi: Janë dhënë masat dhe nuk po shoqërohen personat. Në gjykimin tim, inceneratori I Tiranës, incinerator themi por inceneretor nuk ka.
Kemi të dënuar për inceneratorin e Elbasanit me burg por tek e fundit ka incinerator në këmbë. Në Tiranë nuk ka fare incinerator. Në vlerësim të punës së SPAK më duket reagim i ngadaltë.
Kam dëgjuar që vazhdojnë e bëhen pagesa dhe kjo më duket skandaloze.
Softa: Që nga moment që SPAK ka lëshuar fletë arrestet, ka pasur një kohë nga moment i lëshimit të fletë arresteve.
Në raste të tilla përveç mbikëqyrjes policore, është e drejtë ndalimi me një vendim të caktuar për tu mos larguar nga territori i Shqipërisë për aq kohë sa ata janë nën hetim.
Mund ti hiqet e drejta për të dalë jashtë kufirit, jashtë territorit shqiptar për personat që mbahen nën hetim.
