QSUT pranon mungesën e ilaçeve: Prej janarit mungon Jodi Radioaktiv, ende nuk kryhet Brakiterapia
Jodi Radioaktiv që përdoret për trajtimin e kancerit të Tiroides është në mungesë prej Janarit në Onkologjik, pranoi drejtorja e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, në Komisionin e Shëndetësisë, por duke theksuar se është zëvendësuar me mjekime alternative
Në QSUT ende nuk kryehut Brakiterapia një procedurë e rrezatimit të brendshëm e nevojshme për trajtimin e disa llojeve të kancerit.
Zinxhiri i drejtues i shëndetësisë i cilësuan dashakeqëse pretendimet e opozitës dhe disa mjekeve se rrezatimi i kobaltit ka prekur mjekë e pacientë në Onkologjik.
Përballë kritikave për mungesën e barnave në Onkologjik, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se buxheti për trajtimin e sëmundjeve tumorale është katër-fishuar.
Akuzat për ndërrimin e datës së skadencës së ilaçeve dhe thirrjet e Albana Vokshit për dorëheqjen e Ministres së shëndetësisë krijuan debate
Ministrja e Shëndetësisë theksoi masat që do të merren pas skandalit të abuzimeve në Onkologjik, për të cilin 7 persona janë në akuzë.
